Workshop-i në Start up-in e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë ne modelin e “Shkollës Adriatike Start-up”
Në 21 nëntor 2018, u zhvillua në Tiranë Konferenca AI-NURECC: “Industritë Kreative dhe kulturore në zonën EUSAIR”.
Nevoja për të parë në një qasje të re sipërmarrjen në kreativitet, mblodhi drejtuesit e këtyre zonave për të ndarë eksperiencat e tyre.
Kryetari i Qarkut të Tiranës dhe zëvendës President i Eurorajonit Adriatiko Joniane (AIE), zoti Aldrin Dalipi në fjalën e tij në këtë panel u shpreh se krijimi i një rrjeti të tërë të bashkëpunimit të organizatave që përfaqësojmë në zonën Adriatiko-Joniane është një moment frymëzues aq dhe me mundësi të shumta ndërveprimi.
“Sipërmarrja avancon dhe është më e shpejtë se sa politikat e qeverisjes të çdo niveli, pasi sipërmarrësit në marrëdhëniet mes tyre historikisht e kanë shmangur burokracinë dhe kanë mbivendosur prakticitetin dhe rezultatin”, vlerësoi ai në fjalën e tij, duke theksuar rëndësinë që ka sipërmarrja në rolin e zhvillimit ekonomik të një vendi. Me fokus tek turizmi, Dalipi theksoi :sfida e sipërmarrjes mbetet e madhe në drejtim të kreativitetit, inovacionit apo teknologjisë.
Ndaj në këtë pikë Dalipi u shpreh se “detyra jonë si politikë-bërës rajonal dhe të qyteteve është që t’ju mbështesim, t’ju krijojmë hapësira, t’ju inkurajomë për kontaktet duke mirëpritur rezultate pozitive të cilat ndikojnë në ekonominë e qëndrueshme në zhvillimin e territorit, në modernizimin e shërbimeve dhe në rritjen e cilësisë së jetës për qytetaret tanë”.