Në nder të 71-vjetorit të Çlirimit të vendit, morën pjesë në ceremoninë zyrtare drejtuesit e Këshillit të Qarkut Tiranë.
Nënkryetarja Bora Panajoti dhe këshilltarja Blerina Doracaj vendosën kurora me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”, në nderim të veprës madhore të çlirimit të Shqipërisë nga okupatori fashist e nazist duke e renditur vendin në krah të aleatëve.
Pas ceremonisë, znj. Panajoti dhe znj, Doracaj së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, znj. Valentina Leskaj vizituan familjen e Heroit të Popullit, Misto Mame.
“Mirënjohje e thellë për të gjithë djemtë e vajzat që dhanë jetën e tyre për çlirimin e atdheut. Shembulli i tyre mbetet gjithmonë burim frymëzimi, kurajo dhe force. Mesazhit të veprës së tyre, idealizëm dhe dashuri për atdheun, i përulemi me nderim” u shpreh znj. Panajoti.