Kryetari i Qarkut Tiranë dhe Këshillit Bashkiak, zoti Aldrin Dalipi bëri homazhe në Katedralen katolike të Shën Palit në nderim të Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranës dhe Durrësit, i ndarë nga jeta dy ditë parë.
Zoti Dalipi vlerësoi figurën e Imzot Rrok Mirditës duke thënë se ai ishte një njeri me shpirt të madh.
“Shpirti i madh që atë e karakterizonte nuk i shërbeu vetëm katolikëve, por edhe një prej parimeve universale që Shqipëria dhe shqiptarët e përfaqësojnë sot atë të respektit, harmonisë midis besimeve të ndryshme”.
Imzot Rrok Mirdita u përcoll për në banesën e fundit pas meshës së funeralit e cila u drejtua nga Shkëlqesia e Tij, Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri.
Të pranishëm ishin Presidenti I Republikës, SH.T.Z Bujar Nishani, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, z. Niko Peleshi, kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, znj, Greta Bardeli, etj,