Qarku i Tiranës shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë, duke zënë një pjesë të Ultësirës Bregdetare dhe asaj të Kavajës, viset kodrinore përreth tyre dhe Malësinë e Tiranës. Ai kufizohet nga Qarku i Durrësit në Veri-Perëndim, (përkatësisht rrethet Krujë e Durrës), me Qarkun e Dibrës në Veri e Verilindje (përkatësisht rrethet Mat e Bulqizë), me Qarkun Elbasan në Lindje e Juglindje, me Qarkun e Fierit në Jug dhe me detin Adriatik në Perëndim (rrethi i Kavajës). Ky Qark shtrihet në një zonë gjeografike shumë interesante dhe një natyrë ku lehtësisht identifikohen diversiteti dhe potencialet e shumta turistike. Gjendet në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme tokësore me rëndësi kombëtare dhe rajonale, në një fushë të gjerë pjellore, të rrethuar me kodra dhe male të veshura me pyje, me pasuri të shumta hidrike, klimë të përshtatshme për zhvillimin bujqësor dhe atë urban, me dalje në det dhe burime të shumta turistike. Relievi është i shumëllojshëm, si për sa i përket lartësive, ashtu edhe formave të tij. Shtrihet nga niveli i detit e deri në lartësinë 1848 m (maja e Sënoit të Madh, i cili kufizohet me rrugën e Bulqizës). Pra relieve i Qarkut Tiranë përbëhet nga të gjitha format e tij si: bregdeti, fushat, luginat, kodrat dhe mallet.
Pȅr mȅ tȅpȅr shkarkoni materialin pdf: