Grupi Tematik i Decentralizimit , mbledhja e rradhës mbahet online
U zhvillua online mbledhja e rradhës e Grupit Tematik të Decentralizimit bashkëdrejtuar nga Zv ministrja e Brendshme, Znj. Romina Kuko,Znj. Lenka Vitkovanga Sektori i Mirëqeverisjes Sundimi iLigjit, DBE dhe Znj. Chantal Nicod nga Sektori i Mirëqeverisjes dhe Shëndetësisë, Ambasada Zvicerane.
GTD është krijuar në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.129, datë 02.09.2015 “Përmarrjen e masave institucionale dhe operacionale për zbatimin e qasjes sektoriale dhe krijimin e Grupeve të Menaxhimit të Integruar të Politikave” dhe në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Brendshëm nr.257, datë 14.02.2019 “Për ngritjen e sekretariatit teknik, në kuadër të funksionimit të grupit tematik të decentralizimit (GTD).
Në takim mori pjesë dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë,njëkohësisht Kryetari Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë z. Aldrin Dalipi si dhe përfaqesues të autoriteteve vendore dhe qendrore, përfaqësues të Shoqërisë Civile, AMSHC dhe Përfaqësues të Partnerëve të Zhvillimit, Donatorët në fushën e Decentralizimit.