Në këtë ditë të shenjtë përpos urimeve dhe mesazheve që u dhanë në Qarkun e Tiranës nuk munguan as aktivitetet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në Kishën Katolike në rrugës e “Kavajës”. Ai tha se në vigjilje të Pashkës kemi shumë nevojë të kujtohemi se dashuria e mund urrejtjen, se bashkimi e mund përçarjen.
Nuk munguan urimet edhe pranë Kishës së re të besimtarëve protestantë, në Kombinat!
Urimet në Pashkën katolike u dhanë edhe nga kryetari i Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi. Në pritjen e organizuar për Pashkë nga Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj ishin edhe përfaqësuesit e klerit katolik, atij mysliman, ortodoks dhe bektashi.
“Çfarë rastësie që, në Muajin e Ramazanit, kemi edhe Pashkën Katolike, Protestante, edhe Pashkën Ortodokse, si për të na dhënë një mesazh se një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë. Një qytet i mirë nuk është monopol i askujt, ka hapësirë për besimet, ka hapësirë për moshat, ka hapësirë për prejardhjet nga të gjitha cepat e Shqipërisë, por edhe të botës”, u shpreh z.Veliaj.