28 Nëntori, Dita e Pavarësisë ose Dita e Flamurit dhe 29 Nëntori, Dita e Çlirimit janë dy ngjarje historike për Shqiperinë. 28 Nëntori si nisje e rrugëtimit të saj si një shtet më vete, i shkëputur nga Perandoria Osmane dhe 29 Nëntori e radhiti Shqipërinë në anën e fitimtarëve duke e çliruar atë nga forcat fashishte italiane dhe gjermane.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Z.Aldrin Dalipi në përvjetorin e çlirimit të Shqipërisë, mori pjesë në ceremoninë e homazheve dhe nderimeve në Varrezat e Dëshmorëve, për dëshmorët e rënë për çlirimin e atdheut, ku ka vendosur dhe kurorë me lule.
Gëzuar ditën e Flamurit dhe lavdi dëshmorëve të Atdheut!