Mes Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Entitetit të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit, me qëllim fuqizimin e rrjetit të grave këshilltare.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi.
“Nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit Ndërmjet Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave me këshillin bashkiak me drejtorin e @unwomenalbania G. Belsito”, shkruan Dalipi.
Ky i fundit e konsideron memorandumin një hap të rëndësishëm për projekte të përbashkëta për fuqizimin e rrjetit të grave këshilltare.