Kreu i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi ishte pjesëmarrës në “Forumin FoRLED 2024”.
Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e avancimit të politikave të qëndrueshme, kohezionit rajonal dhe implementimit të praktikave të qëndrueshmërisë sipas modelit të Bashkimit Evropian.
Diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit dhe krijimin e mundësive për një zhvillim më të balancuar dhe ekologjik në të ardhmen. Ky forum ishte një mundësi për të theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të arritur qëllimet e qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të përbashkët.