Në qytetin e Korçës për herë të organizohet seminari me tematik “Fondet e BE dhe roli i AER në to”, si një bashkëpunim mes Këshillit të Qarkut Korçë me Asamblenë Europiane të Rajoneve AER.
Seminari Rajonal mblodhi bashkë përfaqësues të lartë institucionalë, lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe trajtoi tematika që nxisin dhe inkurajojnë zhvillimin e rajoneve, rritin bashkëpunimin e frytshëm midis aktorëve, duke hapur rrugë të reja në përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.
Takimi u përshëndet nga kryetari i Qarkut të Tiranës dhe drejtues i Shoqatës së Qarqeve të Shqipërisë, z. Aldrin Dalipi, i cili theksoi rolin e qeverisjes vendore në hapat e integrimit europian dhe inkurajimin për projektet e përbashkëta që zhvillojnë kohezionin territorial, turizmin, agro-turizmin dhe zonat rurale.
Asambleja Europiane e Rajoneve me një përfaqësim të lartë në këtë seminar, solli shembuj konkretë në ndërtimin e urave lidhëse midis partnerëve të niveleve të ndryshme, por edhe përfshirjen e institucioneve publike në përthithjen dhe implementimin e fondeve të BE.
Po ashtu të pranishmit zhvilluan një takim pune ku u trajtua përfshirja e rajoneve shqiptare në Asamblenë Europiane të Rajoneve AER, roli dhe detyrat e gjithsecilit, rritja e bashkëpunimit dhe fushat e nevojshme për investime në rajonet respektive.