Kryeqyteti ka festuar sot 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Bashkia e Tiranës organizoi ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në sheshin “Skënderbej”, gjatë së cilës u lëshuan edhe mijëra tullumbace me ngjyra kuqezi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj uroi të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit dhe theksoi se kjo ditë përcjell mesazhin e bashkimit.
Në ceremoninë te sheshi “Skënderbej” ishte i pranishëm edhe kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, z. Aldrin Dalipi i cili nëpërmjet rrjeteve sociale uroi shqiptarët për këtë ditë të shënuar.
Po ashtu morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, administratorët e 24 njësive vendore, këshilltarë dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor.
Aktivitetit i’u bashkuan edhe fëmijët e shkëlqyer të shkollave të Tiranës. Gjithashtu, të shumtë ishin edhe qytetarët që ndoqën nga afër ceremoninë festive në qendër të kryeqytetit.