Bashtova Festival 2019 u zhvillua në datat 30,31 Gusht dhe 01 Shtator në kalanë e Bashtovës në Bashkinë Rrogozhinë pjesë e Qarkut të Tiranës, e vendosur në derdhjen e lumit Shkumbin në Detin Adriatik.
Festivali i Bashtovës u ndërtua me fokus mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Si festival është ekologjikisht i ndërgjegjshëm dhe kishte për synim të ofrojë një shkëputje prej tre ditësh nga jeta dinamike urbane.
Në bashkëpunim me Tek Bunkeri u bë e mundur që të gjitha shishet plastike të mblidhen dhe do të shndërrohen në skulptura dekorative dhe elementë të tjerë. Gjithashtu u ndërmorën disa aksione pastrimi gjate ditës për të evidentuar bukurinë e natyrës së pastër në Vilë-Bashtovë.
Festival Bashtova 2019 i mundësoi shumë të rinjve përjetimin e një fundjave të gërshetuar me muzikë nga artistë dhe DJ të rrymave të ndryshme, me 15 artiste si dhe me trashëgiminë kulturore.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi në një postim në rrjetin social Twitter u shpreh se “#BashtovaFestival2019 festë origjinale në Kalanë e Bashtovës (veneciane), një nga pasuritë më të çmuara në hapësirën Adriatiko-Joniane për të mos u humbur @Qarku_Tiranë #BashkiaRrogozhinë”
Partneret e Festival Bashtova 2019 u organizua nga Tulla- Culture Center me partnerë kryesore si Ministria e Kulturës dhe Bashkia Rrogozhinë. Vlen për t’u përmendur që të ardhurat nga shitja e biletave do ti dhurohen një donacioni simbolik për familjet në nevojë në këtë qark.
https://www.bashtovafestival.com/index.php/festival