Edicioni i 19 i Festivalit Folklorik i Riteve Pranverore organizuar nga Njësia Administrative Krrabë, Bashkia Tiranë, Ansambli Folklorik “Visaret e Krrabes”, me mbështetjen e Qarkut Tiranë dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Qarkut z.Aldrin Dalipi solli mbi 200 artistë nga Trojet Shqiptare si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
U performuan perlat më të bukura të gjerdanit të artë të Folkut tonë Kombëtar me larminë e këngëve, valleve dhe kostumeve shumëngjyrëshe.
Në fund juria profesionale e përbërë nga specialistë të Folkut si Ermir Dizdari “Mjeshter i Madh”, Baftjar Çera, Gëzime Bargjeçi, dhe Endri Sallaku vlerësuan me çmime individuale edhe grupet pjesëmarrëse.
© 2022 Created by AppAlbania