Kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi zhvilloi një takim me Mathieu Mori, Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës për të diskutuar tematikat kryesore për qeverisjen vendore dhe kohezionin.
Si drejtues i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë z.Dalipi u shpreh se ky takim shërbeu si një tryezë për diskutimin e reformave sfidave dhe pritshmërive të tyre ndaj Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, në rrugën drejt një demokracie lokale.