Një iniciativë, një motiv, një arsye më shumë për të sjellë të rinjtë pranë artit të kinemasë. Kjo është iniciativa më e fundit e Qarkut të Tiranës, i cila ka menduar që në prag të festave të fundvitit të rezervojë të hënën e parë të të gjithë dhjetorit për gjimnazistët me rezultatet më të mira të Qarkut.
Sallat e rrjetit të kinemave IMPERIAL janë vënë në dispozicion të Qarkut të Tiranës për të hënat e muajit dhjetor, të cilët do të sjellin të rinj nga Tirana, Kavaja, Kamza, Vora dhe Rrogozhina.
Kjo shihet si një mundësi për të afruar të rinjtë në një jetë sociale dhe artistike, pasi afrimi i filmave cilësorë është për ta një kohë e kaluar mirë e ku mbi të gjitha parjen e jetës në një dimension tjetër.
© 2022 Created by AppAlbania