Kryetari i Këshillit i Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi mori pjesë dhe përshendeti në ceremoninë për ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Bashkinë Kamëz.
Gjithashtu të pranishëm ishin Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin znj. Elisa Spiropali dhe Kryetari i Bashkisë Kamëz z. RakipSuli. Ata inaguruan në sheshin qendror ku ishin prezent qytetarë, shtatorën e Nënë Terezës dhe po ashtu emërtimin e bulevardit me emrin e shënjtores shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse z.Dalipi u shpreh se ky ishte një moment i veçantë në historinë e Kamzës.
Duke shtuar më pas:
“Fal përpjekjes dhe vizionit tuaj u mundësua vendosja e shtatores së Shën Terezës këtu në qendër të qytetit në ditën e madhe të shënjterimit të saj! “
“Nënë Tereza…mjafton ta permendësh këtë emër, për ta përfytyruar menjëherë të përkulur mbi trupat e njerëzve të flakur, në fill të mortjes, në skajet e skutat e rrugëve të Planetit.
Misioni i saj në periferitë e qyteteve të mëdha e të vogla e në periferitë ekzistenciale, mbetet përgjithnjë dëshmi e gjallë e pranisë së Zotit ndërmjet njerëzve në nevojë”
Këto janë fjalët e cmuara të Papa Franceskut për shënjtoren shqiptare!
Bashkia e Kamzës sot është e nderuar dhe e bekuar me shtatoren e Nënë Terezës si simbol i shpresës, kurajës dhe vullnetarizmit!”