Në ceremoninë e organizuar në kuadër të 7 vjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës u vendosën kurora nga përfaqësues të institucioneve vendore si dhe nga Nën/Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë z. Durim Cani, në sheshin që mban emrin në nder të saj në Tiranë.
Më 5 Shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore e re, Nënë Tereza dhe Papa Francesku njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj në vitin 1997.
Nënë Tereza, e njohur si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur në vitin 1910 në një familje shqiptare në Shkup. Në moshën 18-vjeçare u bë murgeshë.
Qëllimi i saj i vetëm ishte të ndihmonte njerëzit e vuajtur, të pamundurit dhe t’u shërbente të vërfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.