Dita e sotme është e shënuar në kalendarin e ngjarjeve botërore, si Dita e Evropës. Është dita që kujton deklaratën e 9 Majit në vitin 1950, kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të atij që sot njihet si Bashkimi Evropian.
Me rastin e kësaj dite ka dhënë një mesazh edhe presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të Eurorajoneve (AER) Znj. Hande Özsan Bozatli.
Më poshtë mesazhi i plotë:
Qytetarët e Evropës janë dyshues. Janë dyshues në lidhje me gjendjen dhe të ardhmen e Evropës, janë dyshues për kapacitetin e Evropës për ta bërë jetën e tyre më të mirë dhe për t’a mbrojtur, dyshojnë tek forca e Evropës në botë.
Çdo organizatë evropiane duhet ta marrë në konsideratë këtë realitet. Në nivel rajonal, Asambleja e Rajoneve Europiane për 30 vjet ka promovuar një Evropë më afër qytetarëve, të përfshirë në çdo ditë të jetës.
Ne besojmë se një Evropë multi-etnike, multi-kulturore dhe multi-gjuhësore është në ADN-në e vlerave evropiane, vlerat që ndajmë dhe promovojmë në AER. AER-ja tregon kapacitetin e saj duke punuar në çështje pragmatike me fokusin kryesor me tepër në rezultatin sesa në vijën partiake.
Duke punuar në çështjet e përbashkëta të qytetarëve në të gjithë Evropën, AER-ja tregon se te punosh në atë çfarë ka rëndësi është e mundur në nivel rajonal edhe kur qeveritë kombëtare nuk bashkëpunojnë.
Çdo ditë, krerët rajonalë përdorin platformën tonë për të mësuar në lidhje me atë që funksionon dhe çka nuk funksionon në rajone të tjera në çështje të tilla si zhvillimi i SME-ve, aeroportet rajonale, rritja e gjelbër, energjia, përmirësimi i shëndetit, trashëgimia kulturore, pjesëmarrja e të rinjve, lëvizshmëria e të rinjve, braktisja e shkollës, kultura etj.
Duke ndarë praktikat më të mira midis rajoneve, AER-ja tregon se solidariteti dhe besimi në një integrim pragmatik funksionon. Politikanët e rajonit përdorin platformën tonë për të pasur mundësi të futen në Komisionin Evropian në mënyrë qe t’ju shpjegojnë mundësitë por edhe vështirësitë e territoreve tona që të përpiqen ta bëjnë legjislacionin evropian më transparent për qytetarët tanë.
Në këtë ditë të Evropës, AER-ja merr angazhimin të vazhdojë të përfaqësojë interesat e qytetarëve të saj dhe të punojë në mënyrë pragmatike për të përmirësuar jetën e tyre.
AER-ja gjithashtu i bën thirrje rajoneve dhe qytetarëve të vazhdojnë përpjekjet për një Evropë më të mirë, më të fortë dhe më të drejtë.