Kryetari i Qarkut të Tiranës z.Aldrin Dalipi vendosi sot një kurorë në nderim të Dëshmorëve të Atdheut pranë monumentit Nënë Shqipëri sëbashku me autoritetet me te larta të shtetit me rastin e dites së 29 Nëntorit, festës së Clirimit të Shqipërisë.
Presidenti z.Bajram Begaj, kryeministri z.Edi Rama, kryeparlamentarja znj. Lindita Nikolla, kryebashkiaku z.Erion Veliaj, dhe përfaqesues të institucioneve, veterane e pasardhës të dëshmoreve te LANC nderuan kujtimin e dëshmoreve të lirisë.
Nderimet e tyre për dëshmorët i bënë dhe përfaqësuesit e trupës diplomatike në Shqipëri.
Pas homazheve autoritetet u takuan me qytetarë të shumtë të pranishëm në ceremoninë shtetërore.