“Në prag të Ditës së Aviacionit përkulemi me respekt për gjithë ata që i shërbejnë vendit me devocion e sakrificë!”.
Bashkia e Tiranës nderoi me medaljen e mirënjohjes 11 pilotë të Aviacionit shqiptar të rënë në krye të detyrës në Llogora, Adriatik e Shkodër.
Kryetari i Bashkisë u shpreh gjatë kësaj ceremonie se “nderimi i pilotëve të rënë në krye të detyrës nuk është vetëm një vlerësim por dhe një detyrim për institucionet për të mos harruar veprën e tyre humane”.
Zoti Veliaj u shpreh se së bashku më Këshillin Bashkiak do të shohin mundësinë që një nga rrugët e kryeqytetit të mbajë emrin e pilotëve të rënë si dëshmor të Atdheut.
Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, z. Aldrin Dalipi në fjalën e rastit falënderoi kryetarin e Bashkisë për ceremoninë dhe theksoi sakrificën e pilotëve të Aviacionit shqiptar. Zoti Dalipi u ndal te tragjedia ajrore në vitin 1989 kur pilotët humbën jetën për t’u shkuar në ndihmë studentëve që ishin aksidentuar në rajonin e Himarës.
Të pranishëm në ceremoni ishin Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, Sadi Vorpsi, Prefekt i Tiranës dhe familjarë të pilotëve të rënë në krye të detyrës.