Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizoi në datë 13 dhjetor eventin e fundvitit.
Në një përpjekje të përvitshme për të vlerësuar më të mirët e biznesit, ky institucion mblodhi bashkë politikanë, sipërmarrës, ambasadorë, duke uruar për një vit të mbarë për të gjithë.
‘Atom Computers’ u vlerësua me çmim të veçantë në fushën e informacionit dhe teknologjisë, si kompania më e madhe që ofron produkte elektronike me çmimet më konkurruese në tregun shqiptar. Ishte kryetari i Qarkut Tiranë dhe Këshillit Bashkiak , zoti Aldrin Dalipi që e dha këtë çmim duke vlerësuar se: “Kompania Atom Computers ka rritur cilësinë e shërbimit në fushën e teknologjisë në vend dhe ka bërë që të jemi mjaft të avancuar në këtë drejtim.”
Kjo është një traditë e këtij institucioni që vlerëson më të mirët e biznesit.