Tirana, e ka nisur vitin 2022 si kryeqyteti Europian i Rinisë. Këtë vit do të mbahen rreth 1000 aktivitete kushtuar të rinjëve.
Tirana si kryeqytet Europian i Rinisë synon të fuqizojë të rinjtë, rritjen dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe forcimin e identitetit Europian. Gjithashtu, është një mundësi e mirë për këtë qytet që të shfaqë idetë, projektet dhe aktivitetet e tij inovative që synojnë të fuqizojnë zëra dhe të sjellin perspektiva të re të të rinjve në cdo aspekt të jetës.
Aktiviteti i ceremonisë hapëse u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku u bënë bashkë artistë dhe të rinj.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi ishte i ftuar në këtë event, së bashku më përfaqësues të Bashkisë dhe delegacionit të Bashkimit Europian.