Tirana përkujtoi 80 vjetorin e çlirimit. Ceremonia bëri bashkë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kreun e Qarkut Aldrin Dalipi dhe deputetë socialist, që nderuan të rënët për liri. Gjatë ceremonisë, Dalipi theksoi rëndësinë e sakrificave të atyre që luftuan për lirinë dhe vlerat e një shoqërie më të bashkuar dhe solidare.
Ky përvjetor është një mundësi për të kujtuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e atdheut dhe për të angazhuar veten në ruajtjen e trashëgimisë që na bashkon si komb.