Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi në datën 2 dhjetor 2015 në Bruksel në Asamblenë e XII është zgjedhur zëvendëspresident i Asamblesë së Përgjithshme të Eurorajoneve Adriatiko-Joniane.
Gjithashtu zëvendëspresident i Asamblesë është zgjedhur edhe kryetari i rajonit të Abruzzos, z. Luciano D’Alfonso, ndërsa president është zgjedhur kreu i rajonit të Dubrovonikut, z. Nikola Dobroslavic.
“Falënderoj anëtarët e Asamblesë, të cilët më besuan këtë detyrë të rëndësishme – komentoi zoti Dalipi menjëherë pas zgjedhjes, – do të impenjohem derisa Eurorajoni Adriatiko-Jonian do të rrisë konkretisht realizimet që do të verifikohen nga qytetarët dhe mbi të gjitha nga qytetarët e qarkut të Tiranës”.
Zoti Dalipi theksoi se Asambleja e Eurorajoneve Adriatiko-Jonian është një mundësi e mirë për bashkëpunim mes vendeve anëtare.