Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë zhvilloi takimin e “Dyerve të Hapura”, ku bashkë me me mesuesit dhe nxënësit e shkollës Kreu i Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi njohu nga afër, mes energjise së tyre fantastike, projektet e biznesit që ishin përgatitur nga vetë nxënësit.
Z. Dalipi bashkë me Zv. Ministren e Financave Olta Manjani, Drejtorin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit Klevis Hysa, Drejtuesin e “Biznes Albania” Luan Bregasi, inkurajuan punën dhe përkushtimin e shkollës ne programet që zhvillojnë duke qënë një shembull i mire i arsimit profesional në nivel qarku dhe atë kombëtar.