Përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut Tiranë morën pjesë në eventin mbi Fondin Social organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nën kujdesin e Ministres znj.Ogerta Manastirliu, Zv/Ministres znj.Denada Seferi, Drejtoreshës së Shërbimit Social znj.Reme Xholi me pjesmarrjen e drejtuesve dhe përfaqësuesve të njësive vendore (bashkive dhe qarqeve), si bashkia Kamëz, Lezhë, Gramsh, Cerrik, Lushnje, Bulqizë, qarku Tiranë, Vlorë etj.
Fokusi i aktivitetit ishte zbatimi 4 vjeçar i Fondit Social si një mekanizëm nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e qeverisjes vendore, me qëllim përmirësimin e standardeve e të kapaciteteve administruese të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror, krijimin e shërbimeve të reja, si dhe për zhvillimin e politikave sociale në përputhje me Planet Sociale Vendore dhe Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale.
Në kuadër të zbatimit të projekteve të ofrimit të shërbimeve sociale nga bashkitë me mbështetjen financiare nga Fondi Social u nënshkrua marrëveshja e baashkëpunimit midis Drejtorise së Shërbimit Social znj.Reme Xholi dhe kryetarëve të 12 bashkive mbi monitorimin e zbatimit të projekteve të mbështetura nga Fondi Social.