Kryetari i Qarkut Tiranë dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi zhvilloi sot një takim miqësor me Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra.
Nëpërmjet Myftiut të Tiranës, zoti Dalipi uroi agjërim të lehtë gjatë muajit të Ramazanit për të gjithë ata besimtarë myslimanë të cilët kanë vendosur që të sakrifikojnë dhe të shprehin përkushtimin e tyre ndaj Zotit.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për aktivitetet që do të zhvillohet gjatë këtij muaji sakrifice për nder të besimtarëve myslimanë.
Muaji i begatë i Ramazanit na rikujton kujdesin, vëmendjen dhe dashurinë që duhet të kemi për njerëzit që na rrethojnë, në veçanti për ata që kanë nevojë për përkrahjen tonë në përmbushjen e nevojave të tyre jetike, duke u bërë në këtë mënyrë shkak që edhe në shoqërinë tonë të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia dhe paqja.