Byroja Politike e Konferencës së Rajoneve Periferike Detare (CPMR) zhvilloi një mbledhje online, me pjesëmarrjen e Kreut të Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi. Takimi u hap nga Presidenti i CPMR-së, z. Filip Reinhag, i cili prezantoi objektivat dhe rendin e ditës për diskutim.
Gjatë mbledhjes, u miratuan disa pika kyçe, përfshirë përditësimin e listës së anëtarëve të Byrosë Politike, emërimin e Zëvendës Presidentit të CPMR-së përgjegjës për politikën e fqinjësisë, si dhe shqyrtimin e politikave dhe procedurave të reja të lidhura me kanalin e sinjalizuesve. Po ashtu, u diskutua për angazhimin e një studioje të pavarur ligjore për të forcuar transparencën dhe përgjegjshmërinë e organizatës.
Pjesëmarrësit nga rajonet anëtare kontribuan me komente dhe sugjerime në lidhje me zhvillimet e mëtejshme dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet rajoneve.
Pikat kryesore të takimit, si më poshtë:
•Miratimi i rendit të ditës.
•Përditësimi i listës së anëtarëve të Byrosë Politike të CPMR-së, duke përfshirë delegacionet nga Gjeorgjia dhe Suedia.
•Emërimi i Zëvendës Presidentit të CPMR-së, përgjegjës për politikën e fqinjësisë: Kandidatura e z. Tornike Rijvadze, Kryetar i Republikës Autonome të Ajarës.
•Informacion mbi vendimet e fundit të Byrosë Politike, përfshirë Politikat, procedurat dhe kanalin e sinjalizuesve (“Whistleblowing Policy”).
•Raport mbi informacionet e marra nga kanali i Whistleblowing, përgatitur nga Grant Thornton.
•Propozimi për angazhimin e një studioje të pavarur ligjore.