Drejtuesit e Këshillit të Qarkut Tiranë morën pjesë në ceremoninë e organizuar në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të qytetit të Rrogozhinës.
Aktiviteti u hap me ceremoninë e homazheve pranë bustit të Dëshmorit Haxhi Qehaj, ku u vendosën kurora nga përfaqësuesit e autoriteteve vendore dhe veteranët.
Pas kësaj, u zhvillua një panair me punime dhe piktura të nxënësve të shkollave, në kuadër të festave të Nëntorit.
Aktivitetet vazhduan me një program kulturor në Qendrën Kulturore “Haxhi Memolla”, ku u paraqitën recitime dhe valle, dhe u mbajtën fjalimet e përshëndetjes nga pjesëmarrësit.
Në fjalën e tij, nënkryetari nderoi dëshmorët që dhanë jetën për liri dhe theksoi se: “E gjithë ajo kohë përfaqësonte një frymë, një koncept për të mbrojtur atdheun, një motivim që duhet ta ketë brezi i ri sot për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre, për më shumë progres dhe zhvillim drejt standardeve të BE.”