Përfaqësues të Qarkut Tiranë morën pjesë ne workshop-in e mbajtur në kuadër të iniciativës të Ministrit të Shtetit për PushtetinVendor për zhvillimin e kapaciteteve të Njësive të VetëqeverisjesVendore, AMVV në bashkëpunim me projektin Bashki të Forta u zhvillua workshop-i mbi konceptin e Platformës të Menaxhimit të Njohurive për Qeverisjen Vendore.
Qëllimi i këtij workshop–i ishte diskutimi mbi konceptin dhe shërbimet kryesore që duhet të ofrojë Platforma e Menaxhimit të Njohurive për Qeverisjen Vendore, në kuadër të ngritjes tëA kademisë të Pushtetit Vendor.
Workshop-i u nda në tre seksione ku:
- Seksioni i parë përfshinte Prezantimin e konceptit të Menaxhimit dhe Zhvillimit të Njohurive nga Oliver Kessler, ekspert nga Universiteti i Luzernit. Gjatë kësaj pjese u diskutuan parimet dhe standardet e platformës të Menaxhimit dhe Zhvillimit të Njohurive, praktika të mira, shërbimet e propozuara për platformën e Menaxhimit dhe Zhvillimit të Njohurive, proceset dhe procedurat, veçoritë e konfigurimit organizativ.
- Seksioni i dytë ishte mbi prezantimin e standardeve teknike të TIK për Platformën e Menaxhimit dhe Zhvillimit të Njohurive nga Sokol Muça, ekspert lokal ku u fol mbi standardet teknike, proceset dhe procedurat për aplikimin e standardeve teknike, strukturat organizative, kostot dhe fazat e zhvillimit të platformës.
- Ndërkohë seksioni i tretë u fokusua tek diskutimet e të gjithë aktorevë pjesëmarrës në workshop si përfaqësuesit e shoqatave vendore, projektit “Bashki të Forta” apo donatorë të tjerë.