Nën fokusin e promovimit të mediave franceze dhe zvicerane, “Je Papote”, “Voyage Privé” dhe “Tages-Anzeiger” të cilat e përshkruajnë Shqipërinë si thesarin e fshehur të Mesdheut me një bregdet magjepsës dhe kulturë të pasur. Transformimi me ritme të shpejta i Tiranës, ka habitur drejtuesen e seksionit të udhëtimeve të një prej të përditshmeve më të mëdha zviceriane në gjuhën gjermane Tages-Anzeiger. Ndaj dhe Paulina Shçeshniak e diplomuar për histori arti, pasi bëri një udhëtim në të kushtoi një artikull të gjatë ku shpreh vlerësimet më të larta për vendin tonë.
Ndërsa Tiranën e cilësojnë si një qytet unik, plot me ide dhe ku gjithashtu gatuhet shumë mirë!