Qarku Tiranë mbështet eventin “Etno Piano”, dedikuar etnomuzikologut të parë shqiptar i formuar në shkollat perendimore Prof. Ramadan Sokoli përmes një botimi dhe albumi me pjesët muzikore të krijuara prej tij.
Kreu i Qarkut Tiranë u shpreh se
“Është kënaqesi si institucion të mbështesnim projekte të tilla që kanë lënë gjurmë të forta në artin shqiptar.
Shoqëria jonë, arti shqiptar, dhe ne veçanti muzikologjia kombëtare do i jenë përherë mirënjohes Prof. Ramadanit si krijues i vërtëtë plot kulturë e dije, por dhe një personalitet që me shumë kurajo përballoi përvuajtjet e regjimit të diktaturës.”