Në kuadër të iniciativës të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor për “Reformimin e sistemit për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (NJVV)”, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) zhvilloi takimi me aktorëve të sistemit dhe partnerët kyç.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i vizionit për rritjen e performancës së të zgjedhurve vendorë dhe punonjësve të NJVV-ve, në kuadër të Strategjisë për NJVV-të, diskutimi i elementëve të reformës, përfshirë procesin, përqasjen dhe aktorët e angazhuar në fazën e tranzicionit, si dhe mundësimi i një bashkërendimi efektiv me aktorët dhe partnerët për mbarëvajtjen e kësaj reforme.
Strategjia e Decentralizimit 2023-2030 parasheh gjashtë shtylla, shtylla e pestë e të cilave i kushtohet Qeverisjes së Mirë dhe Demokracisë Lokale. Më konkretisht, objektivi specifik i kësaj strategjie përcakton: “Forcimi i demokracisë lokale duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj qeverisjes së mirë në nivel vendor”.
BtF së bashku me institucionet partnere si Shoqata e Qarqeve , Shoqata për Autonomi Lokale dhe një ekspert i pavarur kanë ofruar asistencë dhe njohuri teknike për hartimin e Strategjisë së Decentralizimit 2023-2030.