Projekti Bashki të Forta (BtF) organizoi takimin e Komitetit Drejtues. Shoqata e Qarqeve të Shqipërisë ishte pjesë e këtij takimi së bashku me aktorë të qeverisjes qendrore dhe vendore si dhe përfaqësuesit e Ambasadës të Zvicrës.
Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Development & Cooperation) i zbatuar nga Helvetas ka si synim kryesor që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga përmirësimi i qeverisjes dhe i shërbimeve në nivel vendor sipas standardeve të miratuara për një sistem të qëndrueshëm në vend.