Mbledhja e Këshillit Konsultativ mbi “Buxhetin për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore për vitin 2024”
U zhvillua mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeverisje Qendrore-Vetëqeverisje Vendore nën drejtimin e bashkëkryetarëve Z.Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Z.Aldrin Dalipi Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
Çështja më prioritare e këtij takimi ishte prezantimi i “Buxheti për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore për vitin 2024″ nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Gjatë këtij seksioni pati diskutime dhe rekomandime nga përfaqësuesit e qeverisjes vendore, bazuar në eksperiencat dhe nevojat e secilës bashki.
Projekt-vendimet të trajtuara në Këshillin Konsultativ janë:
– Projektvendimi “Për procedurën e paraqitjes së kërkesës, afatet kohore, përgjegjësitë dhe rolet e përdoruesve të sistemit” nga Ministria Financave dhe Ekonomisë
– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004″ Për sistemin e adresave” të ndryshuar”” nga Ministria e Brendshme
– Projektvendimi “Për miratimin e rregullave për mënyrën e organizimit dhe funksionimit, programet dhe financimin e shërbimit të specializuar për të miturit në konflikt me ligjin” nga Ministria e Drejtësisë
– Projektvendimi “Për miratimin e dokumentit të politikave të përfshirjes sociale” nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.93/2015, Për turizmin” të ndryshuar dhe Prezantimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullave për përfitimet nga shfrytëzimi i shërbimeve të ekosistemit pyjor, kompensimit dhe pagesat” nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
– Projektvendimi “Për miratimin e rregullave për projektet që duhen t’i nënshtrohen oponencës teknike dhe proçedurat që ndiqen” dhe Prezantimi i udhëzimit “Shërbimet publike të transportit rrugor të udhëtarëve” nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
– Prezantimi i udhëzimit “Për miratimin e formatit të kërkesës, llojet e dokumentave që paraqiten për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i Atdheut” si dhe kushtet teknike të plotësimit të tyre”” nga Ministria e Mbrojtjes.