Në godinën e Piramidës tashmë e kthyer në qendrën më të madhe të inovacionit dhe teknologjisë të Ballkanit u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit.Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian.
Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri.