Z.Dalipi në emër të Shoqatës së Këshillave të Qarkut theksoi rëndesinë e cështjeve që u trajtuan në këtë mbledhje. Ai ndau të njejtin mendim me bashkëkryetarin, Mazniku për ngritjen e tryezve teknike pranë Këshillit Konsultativ për problematikat e ngritura në lidhje me projekt-aktet e diskutuara midis institucioneve qëndrore dhe atyre vendore me qëllim gjetjen e zgjidhjes për mospërputhjet ligjore të konstatuara.
Kjo mbledhje pati propozime për ndryshim dhe risi edhe nga kryetari i Bashkisë Elbasan, kryetari i Bashkisë Vlorë dhe nga kryetari i Bashkisë Fier i cili vuri theksin në hapjen e një diskutimi me ministritë e linjës për ligjin mbi zonat e mbrojtura me qëllim nxitjen e zhvillimit të këtyre zonave.