Në bashkinë më të madhe të Qarkut Tiranë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe PNUD-it,u ndërtua kopshti 41, i cili do të presë rreth 200 fëmijë të zonës. Ky është kopshti dhe çerdhja e 100, të transformuara në qytetin e Tiranës. Kopshti nr. 41 ofron shërbim me ngrënie-fjetje dhe me mjedise çlodhëse cilësore, sipas të gjitha standardeve.
Shefi i Sektorit pranë zyrës së BE në Tiranë, Andrea Ferrero, u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe njoftoi se në proces ndërtimi janë edhe 20 institucione të tjera arsimore në të gjithë Shqiqërinë.
Përfaqësuesja e Përhershme e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Monica Merino, tha se falë këtyre ndërhyrjeve, fëmijët edukohen në ambiente më të mira. “Ne kemi riparuar gjithçka në kuadër të programit të BE-së për shkollat. Kjo shënon fillimin e një udhëtimi premtues për shumë edukatorë e mësues”, u shpreh ajo.