Në lagjen e re ‘5 Maji’ ka përfunduar një tjetër pallat që do të akomodojë 102 familje, kryesisht të prekura nga shpronësimet për projektin e rindërtimit nga tërmeti.
Godina 18, siç është vepruar me të gjitha godinat e banimit në lagjet e reja të rindërtimit, ka parkim nëntokësor për të gjitha familjet që do të banojnë aty, si dhe infrastrukturën përreth të konceptuar sipas idesë “Qyteti 15 Minutësh”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se banorët do të hyjnë në apartamentet e reja të godinës18 përpara Vitit të Ri.