Shqipëria është një nga tre destinacionet e botës me rritjen më të madhe për këtë sezon turistik. Të dhënat e Google, konfirmojnë se vendi ynë zë vendin e tretë në botë, pas Kroacisë dhe Turqisë. Sipas renditjes, Shqipëria pati një rritje me 50% të turistëve duke lënë pas emra të njohur në këtë sektor si Greqia, Qipro, por edhe Bullgaria e Argjentina.
Ndërsa Tirana, renditet e dyta në Botë pas Antalias së Turqisë sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të turizmit. Kryeqyteti shqiptar ka arritur të lërë pas qytetet më të njohura në botë si Ibizan, Palman, Stambollin, Londrën apo Dubain.