Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë mori pjesë në tryezën teknike organizuar nga AMVV në bashkërendim me Shoqatën për Autonominë Vendore (SHAV) dhe bashkitë, me asistencë nga Projekti Bashki të Forta (BtF).
Në workshop ishin gjithashtu pjesëmarrës përfaqësues nga disa bashki të vendit, persona vendimmarrës nga NJVQV-të, ekspertë me përvojë dhe përgjegjësi në hartimin e politikave dhe përpunimin e të dhënave për monitorimin e tyre, si dhe nga ministritë e linjës apo agjencitë përkatëse.
Pjesemarresit u ndanë në dy grupe pune për të ndjekur procesin me hapat e mëposhtëm:
1) Analiza dhe listimi i treguesve ekzistues nga burime të ndryshme (strategji, proces, buxhet, etj);
2) Hartëzimi i rezultateve kryesore në këtë fushe që rrjedhin nga dokumentet kryesore;
3) Vlerësimi dhe përzgjedhja e këtyre rezultateve në bazë të kritereve të paracaktuar;
4) Përzgjedhja e treguesve përkatës;
5) Vlerësimi i treguesve sipas kritereve të përzgjedhur
6) Përzgjedhja dhe vlerësimi i të dhënave
7) Raportimi i gjetjeve të workshop-it në grupin ndërinstitucional nga ministria përgjegjëse.