Përfaqesuesit e Këshillit të Qarkut Tiranë morën pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit akademik “Professor Emeritus” për Prof. Dr. Sherif Lushaj – Kryetar i Këshillit të Profesorëve organizuar nga Universiteti Polis.
Sherif Lushaj punon si Dekan dhe profesor, që nga viti 2012 në Universitetin POLIS duke dhënë leksione dhe module në nivelin Master Programi i Studimeve Mjedisore, Planifikimi dhe Menaxhimi i Mjedisit Urban. Fusha e interesit të tij është Toksikologjia dhe Ndotja e Mjedisit, Zhvillimi Rural dhe Agrar, Cilësia e Ujërave, Analiza Mjedisore etj. Ka kryer mbi 200 studime dhe projekte shkencore në fushën e tokës etj.