Ekspertët e Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Shoqatës të Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë morën pjesë në mbledhjen e rradhës të organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në cilësinë e Sekretariatit Teknik të grupit të punës “Për Propozimin e Ndryshimeve Ligjore në Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Vendore”.
Gjatë takimit u prezantuan dokumentet e hartuara nga eksperte të huaj dhe vendas (mbështetur nga projekti zviceran “Bashki të Forta”) për standartet e dy funksioneve bazë të njësive vendore të nivelit të parë të qeverisjes vendore (bashkitë), shërbimi i arsimit parashkollor dhe shërbimi i menaxhimit të mbetjeve.
Në fokus ishte dhe përcaktimi i konceptit standart referuar akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi duke filluar nga ligji organik e më pas në ligjet sektoriale.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin gjithashtu përfaqësues
Në përfundim të takimit u miratua dhe kalendari i workshopeve sipas funksioneve me ministritë e linjës.