Dita e Dëshmorëve ose 5 maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikollaj, kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi, bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”. Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.