📈📊Vjetari i ri Rajonal 2022 nga Instituti i Statistikave u botua me mbështetje nga projekti i Ambasadës Zvicerane “Statistika të Forta Vendore” dhe me një shtrirje më të gjerë të të dhënave dhe treguesve në nivel Qarku dhe Bashkie. Znj.Huber theksoi faktin që të dhënat e besueshme në nivel rajonal dhe bashkiak janë thelbësore për planifikimin dhe zbatimin e shërbimeve më të mira publike.
Në fjalën e tij z.Aldrin Dalipi , Kryetar i Qarkut Tiranë shprehu vlerësimet më të sinqerta për bashkëpunimin e Qeverisë Zvicerane dhe Ambasadores Ruth Huber me Qeverisjen Vendore në Shqipëri.
Gjithashtu z.Dalipi nuk la pa përmendur se: “Suksesi i këtij projekti dëshmohet në avancimin dhe forcimin e transparencës, bashkëpunimit dhe besueshmërisë në punën e institucioneve të përfshira”.
Puna për Vjetarin ka sjellë edhe përmirësim të kapaciteteve të stafit të INSTAT-it në nivele kombëtare, rajonale dhe vendore.