Sot në datën 05.07.2022 , u organizua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konferenca “Fondi Social, përkujdesje, integrim, mbështetje”
Qëllimi i konferencës ishte ndarja e eksperiencave dhe historive të suksesit të bashkive që kishin fituar dhe aplikuar projekte të financuara nga Fondi Social.
Dhënia e këtyre praktikave të mira si shëmbull ftonte dhe njësitë e qeverisjes vendore e tjera të cilat nuk kishin aplikuar tek Fondi Social dhe nuk ofronin shërbime sociale të mjaftueshme.
U prezantuan gjithashtu edhe të dhëna statistikore ku nga ky fond ku kanë përfituar 26 njësi të qeverisjes vendore të cilat kanë ofruar 27 paketa shërbimesh për 5839 qytetarë (përfitues)
Në sallë gjithashtu kanë qenë të ekspozuara punime të përfitueseve të organizatave të cilat financohen dhe mbështeten nga Këshilli i Qarkut Tiranë, si një shëmbull i mirë sesi këto shërbime riintegruese mund të aplikohen në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të Shqipërisë.