Në qytetin e Lushnjes u organizua Forumi Kombëtar i Agrobiznesit ku fokusi ishte Bujqësia, Turizmi Rural dhe Mjedisi në zonat Rurale në Shqipëri.
Në këtë forum ishte i ftuar dhe Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, ku sëbashku me përfaqësues të qeverisë qëndrore, vendore, ekspertë të njohur të fushës, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, dhe drejtues institucionesh ndanë ide, përvoja të vyera mbi bashkëpunimin dhe progresin e politikave në Sektorin e Bujqësise, Turizmit dhe Mjedisit.