Shkolla e mesme profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, gati 100-vjeçare është një qendër e rëndësishme e formimit profesional për të rinjtë.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi ishtë i ftuar në këtë shkollë, ku dhe vlerësoi rolin e kësaj shkolle në mbështetje të Arsimit Profesional.
Informimi dhe promovimi i arsimit profesional jo vetëm tek nxënësit e klasave të 9-ta, por dhe tek bizneset për t`i ftuar si partner ishte qëllimi i organizimit të Ditëve të Hapura i përgatitur dhe prezantuar nga kjo shkollë.
Kjo shkollë do të kthehet në një qëndër multi-funksionale, ku prioritet do t`i jepet patjetër një dege të re që është ajo e Hoteleri-Turizmit, kaq e rëndësishme dhe me vlerë për zonën bregdetare të Qarkut të Tiranës krahas profileve të tjera.
Me godina tashmë të reja, me infrastrukturë moderne dhe konviktit që akomodon nxënës nga të gjitha rrethet kjo shkollë po plotëson plotësisht misionion e saj e të qënurit një vatër e çmuar e zanateve.