Super festë me kengë e valle me rreth 200 artistë popullorë nga vëndi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, u zhvillua Edicioni i 17 i Festivalit Folklorik në Njësinë Administrative Krrabë.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, bashkë me deputetin e zonës Z. Xhemal Qefalia falenderuan gjithë grupet pjesëmarrëse, në veçanti Drejtorin e Festivalit, Z. Ilir Selba, i cili e organizoi me shumë pasion këtë event me mbështetjen e veçantë të Administratorit të Njësisë Administrative Krrabë, Z. Lorenc Isufi dhe Bashkisë Tiranë.