Në Bashkinë Kamëz, nën kujdesin e Kreut të Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi sëbashku me kryebashkiakun Rakip Suli, dhe përfaqësues të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Këshillit të Qarkut Tiranë, si dhe eksperteve përkatës të zhvillimit urban dhe mbrojtjes së tokes në Bashki, u zhvillua mbledhja për zbatimin e programit të kontrollit mbi gjendjen dhe ndryshimet e tokës bujqësore.
Bashkia e Kamzës është e fokusuar në këtë drejtim dhe bashkë me DAMT e Qarkut Tiranë po punojnë ngushtë për të patur një proces të saktësimit të gjithë të dhënave të tokës përballe zhvillimit urban në territor.